Fation Kuqari është padyshim një nga djemtë më të përfolur të “Përputhen”.
Ai u largua pak kohë më parë nga spektakli i papërputhur, por gjithmonë e ka shprehur simpatinë për Ana Kaurin.
Pasi doli nga emisioni ai tha në një intervistë se shpresonte që Ana të dilte vetëm dhe se për të kishte simpati.
Edhe Ana doli e papërputhur nga spektakli, por deri tani nuk kemi parë që të kenë filluar të dalin bashkë, pavarësisht thashethemeve.
Vetë Ana ka vendosur t’ju përgjigjet fansave me e vërtetë ose jo dhe shumë prej pyetjeve kanë të bëjnë me dashurinë, “Përputhen” apo Fationin.
Dikush e ka pyetur nëse ka filluar të dalë me Fationin pas daljes nga spektakli dhe ajo ka vendosur të shuajë të gjitha zërat duke zbuluar se nuk takohet me të.
Pavarësisht pëlqimit të Fationit duket se ata nuk janë përputhur as jashtë spektaklit.
Kujtojmë se Ana shprehu pëlqim për Rinianin dhe përpara se të dilte, tha se kishte dëshirë ta njihte jashtë, por ky i fundit nuk pranoi.
Link: https://www.instagram.com/p/CLSPDGahAg3/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLSPDGahAg3/