Këngëtarja e njohur Olta Boka nuk ngurron të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj familjare dhe jo vetëm.
Kur vjen puna tek vajza ajo gjithmonë tregohet e rezervuar.
Së fundmi ajo ka postuar një video mjaft emocionuese të së bijës Gaia, e cila teksa shikon dajën e saj nëpërmjet ekranit fillon të emocionohet dhe këtë gjë e dallojmë nëpërmjet zërit të saj.
“Ne nuk shohim televizor, por e bëjmë një përjashtim për dajën.
Hajde o Stiv se po i hidhej televizorit për ta marrë në krahë”, ka shkruar Olta përkrah videos.
Kujtojmë se Olta u bë nënë rreth një vit më parë dhe një pjesë të madhe të kohës ka vendosur t’ia kushtojë të shtrejtës së saj.
Linku: https://www.instagram.com/stories/oltabokaofficial/2540808735958689518/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltabokaofficial/