Ana Lleshi mbetet një nga konkurentet më të zhurmshme të emisionit të Për’Puthen.
Përputhen shpesh mendohet se është kthyer në skenë aktrimi dhe fame dhe që vetëm me dashurinë nuk kanë lidhje asnjëri prej tyre.
Koha e ka treguar se edhe ata që janë munduar të dalin çift, nuk kanë qenë çifte të vërteta por thjeshtë etja për fame i ka bërë të dalin nga çdolloj binari.
Së fundmi Ana ka qenë pjesë e rubrikës Trotuar ku në bisedë e sipër ajo e pranon hapur se qëllimi i saj në përputhen nuk ka qenë dashuria.
“Unë u futa në Për’puthen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë si qysh si tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një piksynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka”.- tha Ana.
Linku: https://www.instagram.com/p/CNhjReNB0il/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/analleshi_/