Jasmin, një prej vajzave të “Përputhen” që vetëm disa ditë më parë u deklarua për Andin ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje.
Atë e mbajmë mend gjithmonë me flokë të gjatë të zinj, por së fundmi ka vendosur të provojë disa ngjyra.
Bazën e ka lënë në ngjyrë të errët, më pas ngjyra e flokut bëhet lejla dhe në fund rozë.
Jasmin duket kaq ndryshe, megjithatë edhe ky ndryshim i papritur i duket shumë mirë dhe këtë e kanë vënë re edhe fansat e saj të cilët e kanë komplimentuar për pamjen.
Jasmin është pjesë e spektaklit “Përputhen” prej pak kohësh dhe ka shprehur simpati që në fillim për Andin.
Edhe pse historia e tyre ka pasur ulje ngritje të vazhdueshme, ata vazhdojnë të jenë aty për njëri tjetrin dhe shumë shpejt mund ti shohim të dalin bashkë nga emisioni.
Link: https://www.instagram.com/p/CNiPyP-hTQlRznBq3ddxvaWogDfz6PotsBG4ck0/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMSrx6lhDLN4JCeIs8HCokcRQ2SZrgyspuZFW40/