Ana Kauri është një prej vajzave të “Përputhen”, që doli e papërputhur nga emisioni, pavarësisht se kishte patur disa pëlqime për disa djem gjatë kohës që ishte pjesë e këtij program.
Ana ka qenë gjithashtu një prej vajzave më të preferuara të Fation Kuqarit i cili pasi doli nga emisioni tha se shpresonte që Ana të dilte single.
Ata janë ngacmuar disa herë me njëri tjetrin edhe publikisht me komente apo deklarata, por gjithsesi ende nuk kanë deklaruar se çfarë janë në të vërtetë.
Por çfarë po ndodh në të vërtetë me jetën private të Anës, ish kandidatja e Përputhen vendos të rrëfehet dhe duket se ka të reja në këtë drejtim.
Dikush e ka pyetur atë nëse vetë ajo e ka gjetur një burrë dhe Ana është përgjigjur: “Rrugës jam dhe unë”, duke lënë të kuptohet se ndoshta është duke dalë me dikë.
Link: https://www.instagram.com/annakauri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLSPDGahAg3oecc1wCjuYxvXX8r3TnagrDOJFw0/