Këngëtari Erik Lloshi së fundmi ka ardhur me një deklaratë thumbuese dhe tejet agresive për mënyrën se si po funksionon të bërit muzikë në vendin tonë.
Këngëtari gjatë një video të gjatë shprehet se nuk është vetë pandemia që po e shkatërron artin e tyre një virus më i fortë është pas kësaj.
Këngëtarët e rinj, që vetquhen të tillë po bëjnë karrierë duke vjedhur tekstet dhe këngët tona pa asnjë të drejtë.
Duhet të reagojmë të gjithë mbi këtë situatë të vështirë dhe degraduese që po na bëhet të gjithëve.
Muzika po zhytet në një llum të thellë dhe ne duhet të bëjmë diçka sepse jemi artistë.
Artistët e vërtetë kanë fytyrë dhe ju në vend të fytyrës keni vendosur diçka tjetër që nuk ma lejon etika ta them. Për famë dhe klikime jeni të aftë të ktheheni në lodra të televizioneve. Pronarët e lokaleve po luajnë pistë dhe ne duhet të braktisim këto lloj skenash për daljet tona.
Linku: https://www.instagram.com/tv/CNm5zsWhPi3/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAxe3rnhBQC/?utm_source=ig_web_copy_link