Modelja e njohur Gigi Hadid feston sot 26 vjetorin e lindjes dhe këtë vit feston për herë të parë si nënë.
Krahas urimeve të shumta për ditëlindjen e saj, Gigi ka marrë një dedikim special nga i ati Mohamed Hadid i cili e ka uruar të bijën me disa foto shumë të veçanta nga fëmijëria ku e shohim teksa gatuan dhe kujdeset njëkohësisht për të, duke kujtuar kështu momentet unike nga fëmijëria e saj.
Përveç urimit ai ka renditur gjithashtu edhe disa prej gjërave që nuk i dimë për modelen.
Ai zbulon se ajo ja ka dalë vetë në jetë dhe nuk ka marrë asnjë dollar të vetëm nga prindërit e saj.
Ka nisur modelingun që kur ishte në moshën e të bijës. Ajo ka qenë pretendente olimpike për volejboll, pretendente olimpike për hipizëm ndërsa ka fituar dhjetra çmime kombëtare.
Gigi ka gjithashtu numrin më të madh të kopertinave Vogue.
Link: https://www.instagram.com/p/CN83wPMH3cU/
Link: https://www.instagram.com/p/CN_nP8nnB6m/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHGy4QtHJjH/