Home ShowBiz Në dy vjetorin e lidhjes, Dua Lipa i bën dedikimin e ëmbël partnerit
Në dy vjetorin e lidhjes, Dua Lipa i bën dedikimin e ëmbël partnerit
0

Në dy vjetorin e lidhjes, Dua Lipa i bën dedikimin e ëmbël partnerit

0
0

Dua Lipa dhe Anwar Hadid sot kanë një arsye më shumë pse duhet ti gëzohen jetës.

Çifti kanë 2 vjetorin e lidhjes. Dua ka vendosur që këtë moment ta memorizojë me disa postime të këndshme në rrjete sociale.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë disa poza me partnerin e saj ku krahas tyre shkruan:

‘Të dua Anwar, gëzuar 2 vjetorin.’

Për sa i përket anës profesionale Dua mund të themi se pavarësisht pandemisë, ka pasur një periudhë të artë ku në çdo media ndërkombëtarë është lakuar emri dhe sukseset e saj.

Këngëtarja është vlerësuar si artistja më e dëgjuar në botë në platformën Spotify. Teksa po shijon ende suksesin e Future Nostalgia, Dua ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një album të ri.

Linku: https://www.instagram.com/stories/dualipa/2595619784149407677/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/crazy__aliens1/