Home ShowBiz Jam në depresion, Britney Spears zbulon si kontrata e të atit i shkatërroi ëndrrat
Jam në depresion, Britney Spears zbulon si kontrata e të atit i shkatërroi ëndrrat
0

Jam në depresion, Britney Spears zbulon si kontrata e të atit i shkatërroi ëndrrat

0
0

Britney Spears ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për betejën ligjore për t’i dhënë fund pushtetit të të atit ndaj saj. Financat dhe çështjet personale të këngëtares janë kontrolluar nga Jamie Spears pas marrëveshjes ligjore të vitit 2008, kur po përballej me problemet e shëndetit mendor.

Britney Spears është shprehur dje në gjyq se dëshiron që kujdestaria e të atit të marrë fund një herë e mirë. Këngëtarja ka treguar se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears.

‘Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur, por nuk jam mirë. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam e nevrikosur. Është çmenduri. Dhe jam në depresion. Qaj çdo ditë’, është shprehur Britney.

Këngëtarja tha se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë, por nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes. Britney e quajti abuzive këtë kujdestari dhe skllavëri të vërtetë.

Ajo i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore
teksa në 14 korrik pritet që të ketë një tjetër seancë gjyqësore.

Linku: https://people.com/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/britneyspears/