Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po përjetojnë dashurinë e lënë në mes. Në një dalje të fundit si rrallë herë Jennifer foli mbi lidhjen e saj.
‘Jam super e lumtur’-tha diva e muzikës e ftuar në ‘Apple Music’s Zane Lowe’.
Jennifer Lopez është fotografuar disa herë nga paparacët në mbrëmjet e saj romantike me Ben.
Lidhja e tyre po shkon me ritme të shpejta saqë pak kohë më parë dyshja po kërkonin që shkollimi i fëmijëve të tyre të realizohej diku afërë tyre.
‘Unë dua që njerëzit e mi që kujdesen për mua, sepse kujdesem shumë për ta, të dinë se unë kam arritur vërtet në një vend në jetën time ku unë jam shkëlqyeshëm vetë. Unë mendoj se sapo të arrish në atë vend, atëherë të ndodhin gjëra të mahnitshme që nuk i imagjinon kurrë që jeta jote të ndodhë përsëri, dhe kështu është vendi ku jam. ‘
‘Unë e dua të gjithë dashurinë që po më vjen tani dhe të gjitha urimet e mira. Unë thjesht dua që të gjithë ta dinë se është koha më e mirë e jetës sime’ -u shpreh Jennifer.
Burimi i fotos: https://www.google.com/search?q