Lopez dhe Affleck janë ndër çiftet më të zhurmshëm për shkak të rikthimit të romancës së vjetër mes tyre.
Çifti janë shfaqur më të dashuruar se kurrë dhe me sa theksojnë burime pranë tyre janë betuar që këtë romancë ta mbrojnë deri në përjetësi.
Lopez dhe Affleck filluan të takoheshin në korrik 2002 dhe u fejuan atë nëntor para se të shtynin ditët e dasmës së tyre në shtator 2003 para datës.
Ata e prishën lidhjen e tyre në janar 2004. Çifti pasi mbeten beqarë nga lidhjet e mëparshme, në prill u panë në krahët e njëri-tjetrit dhe ky rikthim më surprizues që kemi parë.
Një burim i afërt me Lopez dhe Affleck thotë se aktori është “shumë i lumtur” me Lopez dhe se “ajo është e mrekullueshme për të”.
‘Ata duan të bëjnë gjithçka që munden për ta mbajtur gjallë përgjithmonë këtë moment.’
Burimi i fotos: https://www.google.com/search?q=be