Home ShowBiz ‘Mora rrobat dhe u largova e zhgënjyer’, çfarë po ndodh mes Loredanës dhe Mozzik
‘Mora rrobat dhe u largova e zhgënjyer’, çfarë po ndodh mes Loredanës dhe Mozzik
0

‘Mora rrobat dhe u largova e zhgënjyer’, çfarë po ndodh mes Loredanës dhe Mozzik

0
0

Loredana dhe Mozzik janë një nga dyshet më të komentuar në mediat rozë për shkak të romancës së tyre. Kohët e fundit rrjetet e tyre sociale lënë të kuptohet se ka një krizë mes dyshes.

Postimet thumbuese në rrjet na bëjnë ta përforcojmë akoma më shumë faktin se mes çiftit diçka nuk po shkon.

‘Mos më fol më, nuk do të funksionojë. Mora gjithë plaçkat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer, shkruan Loredana krahas postimit.

Kujtojmë se pak më parë ishte këngëtari ai që bëri një status thumbues ku të gjithë e mendojnë si një thumb për Lorin.

Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!

Megjithatë mbetet për tu parë në vijim se si do të shkojë raporti i tyre dhe çfarë fshihet pas gjithë këtij lëmshi në rrjete sociale.

Linku:https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/mozzik/