Dafina Zeqiri është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente që shkaktojnë shumë zhurmë në mediat rozë.
Së fundmi këngëtarja ka vendosur të flasë mbi rrjetet sociale dhe fëmijët.
‘Rrjetet sociale mund të bëhen shumë toksike ndonjëherë! Njerëzit bëhen toksik, për shkak të “rrjeteve sociale! A nuk duhet që fëmijët tuaj të jenë jashtë duke luajtur dhe socializuar me fëmijët e tjerë? Apo kur planifikon që të bësh një i thua vetes ‘Dafina ka me ma rrit/me ma eduku fëmijën përmes Instagramit’. Në vend që t’ja mbyllësh gojën fëmijës me telefon, kape! Merru me të! Edukoje! Mësoje çfarë është e mira çfarë e keqja, sidomos si të sillet me një femër! Pikë!’, shkruan Dafina.
Linku: https://www.instagram.com/stories/dafina.zeqiri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/