Home ShowBiz E shpërfytyruan gjatë ndërhyrjes estetike, modelja reagon ashpër ndaj mjekëve
E shpërfytyruan gjatë ndërhyrjes estetike, modelja reagon ashpër ndaj mjekëve
0

E shpërfytyruan gjatë ndërhyrjes estetike, modelja reagon ashpër ndaj mjekëve

0
0

Supermodelja Linda Evangelista pretendon se “është shpërfytyruar brutalisht” pas një procedure kozmetike.

Në një deklaratë të shpërndarë në “Instagram”, ikona e viteve ’90, shkruante se ajo ishte “deformuar përgjithmonë” për shkak të një efekti të rrallë anësor nga një procedurë estetike. Sipas 56-vjeçares, ajo i ishte nënshtruar një procedure të quajtur CoolSculpting, për të “zvogëluar” qelizat e saj yndyrore. Por në vend të kësaj procedure dyshohet se i “ka rritur” ato.

Linda këmbëngul se askush nuk e kishte paralajmëruar më para rreth këtij rreziku.

‘Sot hodha një hap të madh drejt ndreqjes së një gabimi që kam vuajtur dhe e kam mbajtur për vete për më shumë se pesë vite… Për ndjekësit e mi që më kanë pyetur pse nuk kam punuar, teksa karriera e bashkëmoshatareve të mia po lulëzon, arsyeja është se unë u shpërfytyrova brutalisht nga një procedurë që bëri të kundërtën e asaj që premtonte’, -shkruante 56-vjeçarja në postimin e saj, e cila tregon se do të padisë mjekët që nuk e kishin paralajmëruar për efektet anësore.

Linku: https://www.instagram.com/p/CUJZa40tWXC/

Burimi i fotos: https://www.theguardian.com/fashion/2021/