Arditi është kthyer në një nga emrat më të komentuar në shtëpinë vip. Së fundmi vëllai i tij ka qenë i ftuar në Fun Club ku ka diskutuar mbi rrugëtimin e tij në atë shtëpi.
Ai thekson se një pjesë e konkurrentëve po luajnë pistë pasi po e bullizojnë Arditin dhe produksioni nuk reagon fare.
Ndërkohë gjatë komenteve dhe me të ftuarat, i vëllai Jetmiri tha se Arditi “është i vetmi që është pa mik atje pasi bëhen pazare”. E pikërisht kjo solli reagimin e moderatores së Fun Club, Dojna Mema, e cila e ka kundërshtuar duke i thënë që të sillte prova.
“Nuk mund të ngresh akuza, paraqit provat dhe i diskutojmë”, tha Dojna.
“Dhashë mendimin tim dhe nuk e ndryshoj për asnjë lloj arsyeje edhe nëse thoni juve. Përderisa më pyetët do të jap përgjigjen time”, tha vëllai i Arditit.
Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=fun+club+big+brother
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/results?search_query=fun+club+big+brother