Home Lifestyle Detajet interesante që tregojnë nëse ai është i mirë në shtrat
Detajet interesante që tregojnë nëse ai është i mirë në shtrat
0

Detajet interesante që tregojnë nëse ai është i mirë në shtrat

0
0

Është i interesuar se si e ke kaluar ditën.
Nëse ai interesohet për ju dhe bën pyetje vazhdimisht, atëherë është duke u munduar të zbulojë se çfarë ju bën të lumtur. Dhe nëse është duke e bërë këtë gjë, atëherë ai do të jetë edhe po aq i interesuar të zbulojë se çfarë funksionon për ju në shtrat.

Din si të të prekë.
Nëse është i aftë ta prekë dorën tuaj në mënyrë që ndiheni sikurse dikush është duke ju bërë masazh, atëherë do të dijë t’ju prekë edhe në pjesët tjera siç duhet.

Gjithmonë ju bën të ndiheni madhështor.
Ekspertët janë të mendimit se nuk duhet të bëheni asnjëherë me një person që nuk ju bën të ndiheni super mirë për shumë arsye, e në mesin e tyre është edhe fakti se seksi është një milion herë më i mirë me persona të tillë.

Është person super ambicioz.
Personat që janë dembelë dhe jo aventurier, janë të njëjtë edhe në shtrat. Ndryshe prej kësaj, ata që janë ambiciozë në jetë, priret të jenë të mirë edhe në shtrat.

Iu fal komoditet.
Nëse ndiheni se ju pranon dhe ju respekton, atëherë ju do të jeni shumë më e lirë të komunikoni me të dhe kështu do të keni sukses në çdo gjë, e posaçërisht në seks.

Ka vetëbesim të madh.
Kjo thuhet gjithmonë, por faktikisht është e vërtetë. Nëse dikush nuk ka vetëbesim fare, zakonisht nënkupton se nuk do të jetë gjë në shtrat.

Linku: cosmopolitan.com

Burimi i fotos: unsplash..com