Çfarë fshihet pas ndarjes së bujshme, Fisniku zbulon të vërtetën mbi shtatzaninë e Fjollës
Fisniku dhe Fjolla prej javësh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të bujshme.
Në daljen e tij të fundit në Ftesë në 5, Fisniku ka sqaruar thashethemet e rrjetit.
‘Aq sa më bën mua ora nuk të bën e gjithë karriera’, kjo deklaratë e Fisnikut u mendua se ishte një thumb për Fjollën para disa ditësh.
Në intervistë Fisniku u shpreh se nuk e ka pasur asnjëherë thumba për Fjollën. Lidhja e tyre sipas tij thjeshtë nuk ka funksionuar.
‘Ata që rrinë afër meje e dinë që Fisniku nuk është tradhtar. Kur jam në një lidhje jam shumë i fokusuar.
E kemi parë që nuk funksionon më lidhja jonë. Ka mbaruar gjithçka’, tha ai.
Fjolla është përfolur se ishte në pritje të ëmbël por biznesmeni i ka mohuar të gjitha këto aludime.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=rCAHl2RV97Q
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=rCAHl2RV97Q