Fedez po kalon një periudhë të vështirë me gjendjen e tij shëndetësore. Këngëtari ka bërë një ndërhyrje për shkak të diagnozës me kancer.
Gjendja e tij pas ndërhyrjes duket se është më mirë. Këngëtari ka ndarë me ndjekësit një postim ku shkruan:
‘Faleminderit juve që më keni shpëtuar jetën, që më keni shoqëruar dhe jeni kujdesur për mua në këto ditë që nuk kanë qenë të lehta, por që nga ana tjetër më kanë kthyer një perspektivë të re nga e cila mund të përballem me jetën. Ju falënderoj për humanizmin e madh dhe mbështetjen që më keni dhënë. Dashuria është ilaçi më i fuqishëm! Po kthehem në shtëpi, po kthehem të jetoj’.
https://www.instagram.com/p/CbxLmQAILIy/
Linku: https://www.instagram.com/fedez/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fedez/