Noizy, ka goditur me grushte e shkelma ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, mik i Stresit.
Shkak për këto sherre janë bërë ofendimet që Cellvio ka bërë në disa live në rrjete sociale për Noizyn dhe familjarët e tij.
Pas videove ofenduese ai tentoi ta provokonte reperin me një grup shokësh në lokalin e tij në Durrës.
Noizy nuk i ka toleruar dot këto skena dhe e kanë rrahur në mes të vendit.
Në një deklaratë të fundit Noizy ka reaguar kështu:
‘Mos ma merrni mirësielljen time për dobësi. Gëzoj rrespekt nga e gjithë bota dhe shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo nuk do të thotë që ta teprosh dhe të ofendosh familjen time. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ai nuk ka qenë vetëm por ka ardhur me 4 makina plot me çuna të cilët e prenë në besë dhe vetëm dy prej tyre u futën në sherr.
Linku: https://www.instagram.com/stories/noizy/2855209879212688414/
https://www.instagram.com/p/Cee1EDWqTZD/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noizy/