Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha ka qenë e ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel.
Ajo ka folur me të ftuarit në studio rreth “miqësive” krijuar në BBV si dhe çfarë po nodh me jetën e saj profesionale dhe private jashtë BBV .
Antonela tha se shumë VIP-a ishin fasada, dhe donin të tregonin anët pozitive të vetes së tyre .
“E kisha provuar një tjetër reality show dhe e pashë sa fake janë. Njerëz që unë i mendoja shumë miq, dolën ndryshe. Edhe në Big Brother, ishin egoist, ishin për të fituar për veten e tyre dhe të jepnin një shembull të mirë. Ishin fasada”, u shpreh ajo.
Ish-banorja e BBV foli gjithashtu për miqësinë me Monika Lubonjën.
Ajo u shpreh se me Monikën është takuar shpesh dhe se është habitur për përfundimin e miqësisë së Beniadës me Einxhel.
Jo vetëm kaq por diskutoi rreth ndarjes së bujshme të çiftit Beatrix-Donald.
“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futën dyshime për veten, nuk paskam kuptuar asgjë”, shtoi në përfundim Antonela.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=QKHuhe93mLc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeCBGwfrPB3/