Këngëtari shumë i dashur për publikun, Gena i ftuar në Top Albania Radio ka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij private . Ai ka zbuluar sesi është njohur me partneren e tij me të cilën ka rreth 14-vitesh përkrah saj si edhe planet për dasmë.
“Me Lorin jemi njohur në një nga ‘club-et’ e asaj kohe. Kishte ardhur për të marrë një vizë për në Greqi. Edhe shyqyr që më gjeti mua që e mori vizën. Llotaria e saj isha unë. Mos gaboj kemi 14 vjet bashkë.
I pyetur nëse kanë plane për dasmë në të ardhmen ai është përgjigjur mes batutash se këtë gjë e vendos partnerja e tij, Lori.
Gjatë intervistës ai u pyet gjithashtu nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”, ku tha se nuk e di nëse e lë bashkëshortja.
“Nuk e di po të më lërë Lori, por kam frikë mos bëj ndonjë budallallëk.”– tha ai.
Link: https://youtu.be/bb_9axhG5Co
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CQ6K0OynRNZ/