Çifti shumë i dashur për publikun aktori Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Egli Tako kanë qënë të ftuar në emisionin “Më lërë të flas” ku kanë folur për marrëdhënien e tyre.
Egli ka zbuluar se ka qënë një fanse e Olsit teksa ky i fundit performonte në skenën e Portokallisë rolin e Kimikatit. Të dy shfaqën interes për njëri-tjetrin, por mes batutave aktori rrëfen se ishin dashur plot tetë muaj për ta bërë për vete Eglin.
Të pyetur nëse dasma është në planet e tyre, Olsi u përgjigj se këtë temë shumë herë e kanë bërë pjesë e diskutimeve për të ardhmen pasi u pëlqen të dyve. Megjithatë ai pohoi se edhe pse janë ende shumë të rinjë, ata kanë një lidhje të qëndrueshme dhe kjo i ndihmon që mometalisht të jenë më shumë të fokusuar në karrierat e tyre.
Link: https://www.instagram.com/tv/Cfe89SeD0Hx/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfejWBTtfqK/?utm_source=ig_web_copy_link