Monika Lubonja është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.
Aktorja poston vazhdimisht në llogarinë e saj në Instagram ku ndan aventurat dhe momentet e veçanta nga dita me ndjekësit.
Ditët e fundit është vënë re se, Monika nuk ka qënë aktive në Instagram.
Kjo ka shqetësuar ndjekësit të cilët e kanë pyetur në rrjetet e tjera sociale se çfarë po i nodh aktores.
Monika ka postuar një video në profilinin e saj në Tik Tok, ku ka sqaruar situatën.
Ajo u shpreh se: “Përshëndetje Miq. Kam dy ditë që nuk e kam Instagramin pasi kanë tentuar që ta vjedhin. Dua të falenderoj fansat dhe miqtë që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mire, por jam e mërzitur. Instagrami përveç momenteve të bukura që ndajmë me njëri- tjetrin, është kthyer në një domosdoshmëri pune. Me shpresë që të më rikthehet Instagrami, ju përshëndes dhe faleminderoj pafund të gjithë që janë interesuar për mua”.
Linku: https://www.tiktok.com/@monikalubonja/video/7116454323277647109?is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&lang=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CaX54aGNKLn/