Home ShowBiz Afërdita Dreshaj ka një ‘këshillë’ për të gjithë paragjykuesit e saj
Afërdita Dreshaj ka një ‘këshillë’ për të gjithë paragjykuesit e saj
0

Afërdita Dreshaj ka një ‘këshillë’ për të gjithë paragjykuesit e saj

0
0

Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj ka bërë një bisedë me ndjekësit ku ka sqaruar njëherë e mirë faktin që shpesh herë paragjykohet se nuk bënë pushime me djalin e saj.

Këngëtarja për shkak të punës së saj detyrohet që të zhvillojë shumë udhëtime.

Ajo e ka një përgjigje për ndjekësen, e cila ndan të njëjtin ‘hall’ me të.

“Atëhere le të flasim pak për këtë temë. Paragjykojnë shumë, unë mendoj ndryshe. Mendoj që aq sa ka rëndësi familja ka rëndësi edhe lidhja si çift. Falenderoj Zotin që kam mamin dhe është në duar shumë të sigurta. Mendoj që është një karikim dhe merr një energji për të qenë prindër edhe më të mirë. Mos e lini anash lidhjen si çift, mos të jetë ‘fëmija’ e vetmja gjë e përbashkët. Nga dashuria ka ardhur fëmija”, ka shpjeguar Afërdita.

Link: https://www.instagram.com/stories/aferditadreshaj/2875721153429232163/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWi9rSnpQva/?utm_source=ig_web_copy_link