Home Lifestyle Horoskopi javor 19-25 korrik, ja çfarë pritet të ndodhë me shenjat e zodiakut
Horoskopi javor 19-25 korrik, ja çfarë pritet të ndodhë me shenjat e zodiakut
0

Horoskopi javor 19-25 korrik, ja çfarë pritet të ndodhë me shenjat e zodiakut

0
0

Dashi

Marrin pjesë direkt në këtë javë në Hënën e plotë në Bricjap, do promovohen në karrierë, në jetën personale, vetëm nuk duhet të nxitohen sepse padurimi i Jupiterit të tyre në Dash, iu bën një katërkëndësh me Hënën e plotë, mund të prishin shumë gjëra. Le të themi atë që e mbush, i jep një shkelm edhe e derdh, duhet të kemi kujdes.

Demi

Hëna e plotë në Bricjap, i favorizon komunikimet me jashtë, në gjetjen e rrugëve të reja, në marrëdhëniet dhe diskutimet serioze. Një zhgënjim të madh e kanë Demët kësaj jave.

Binjakët

Afërdita në shenjën e tyre bën një katërkëndësh të vështirë me Neptunin. Këtu do zhgënjehen shumë njerëz. Janë hapur në komunikim, kanë dhënë gjithçka edhe kanë qenë të shkujdesur, por tashmë është koha e një zhgënjimi të madh. Çështjet ekonomike dhe personale do të pësojnë gjithashtu një zhgënjim.

Gaforrja

Kanë Hënën e plotë përballë shenjës së tyre. Një njeri i mençur, dikush me një botëkuptim të plotësuar ose i kompletuar i fton për një bashkëpunim ose kontratë. Marrveshja për një sqarim të mirë të punëve dhe të kontakteve do të jetë në dorën tuaj.

Luani

Hënën e plotë në Bricjap e kanë në pozicionin më të vështirë tyre kështu që do kenë një ndryshim pune që nuk do i’ju japë optimizëm. Do të jetë një ndryshim tokësor jo qiellor dhe i flaktë siç e duan Luanët që të marrin adhurimin nga publiku, por do të jetë i fshehtë diku. Do të jetë një punë e mirë praktike, por ky ndryshim diku në hije nuk do t’ju pëlqejë ose nuk do t’iu japë famën.

Virgjëresha

Një javë që Virgjëreshat duhet ta marrin me të mirë sepse yjet tregojnë që Hëna e plotë në Bricjap është shumë e mirë në jetën erotike. Do të bëni gjëra të bukura, do të dilni, do argëtoheni, do të keni njohje shumë të mira për ata që s’e kanë. Do të kenë një vendimarrje shumë të mirë dhe mendoj që do ndihen mirë. Kujdes Jupiterin në Dash sepse aty ka shpenzime të papritura dhe të pakontrolluara.

Peshorja

Ndryshime të mëdha dhe diskutime në çështjet e pronësisë dhe të shtëpisë. Kontrata, marrëvehje, bashkëjetesa të mira, por gjithmonë njerëzit që do të kenë përballë janë pak të ftohtë, racionalë dhe njerëz me rregulla që s’i lënë të bëjnë çfarë të duan.

Akrepi

Hëna e plotë në Bricjap u sjell lajme të mira, iu plotëson një dëshirë, iu jep një udhëtim, një relaksim, në frymëzim. Ndoshta është në Bricjap por Akrepëve iu pëlqen karriera që kërkon një Bricjap dhe do të bënit një dyshe të mirë.

Shigjetari

Do të merren me çështjet ekonomike gjatë kësaj jave. Do të jetë ekonomia ajo që do t’i flasë bukur. Do të shpenzhoni për dashurinë, qejfin, pasionet, me daljet, me flirtet. Si pasojë e shpenzimeve do të mbeteni pak keq me të ardhurat.

Bricjapi

Briacjapët kanë Hënën e plotë në shenjë e tyre. Bricjapët në përgjithësi do të kenë kulmin e tyre. Do të kenë një relacion të mirë në jetën e tyre gjatë kësaj jave, çfarëdo që të ndodhë jashtë.

Ujori

Do të jenë pak si më të vetmuar ose duan njerëz të veçantë, situata të veçanta, që të jenë krijues dhe menaxhues të mirë. Do të ndjehen pak si melankolikë kësaj jave. Një dashuri nuk shkon ashtu siç duhet.

Peshqit

Hëna e plotë në Bricjap është shumë e mirë, por Afërdita në katërkëndësh tregon që në një çështje pune, ata do të kenë një përballje, një dalje parash të pajustifikuara. Një skandal i pret në këtë aspekt. Kur kemi në skandal dhe një Hënë të plotë duhet të kemi shumë kujdes.

Linku:  https://www.facebook.com/profile.php?id=100044166379553

Burimi i fotos:unsplash.com