Kourtney Kardashian ka folur rreth thashethemeve se djali i saj 12 vjeçar është duke nxjerr të palarat e familjes në internet.
Në postimet e saj në Instagram, llogaria pretendonte se motra më e vogël e Kourtney, Kylie Jenner , do të martohej së shpejti dhe sugjeroi se familja kishte marrë pjesë në një ceremoni private për të festuar lajmin.
Kourtney pas këtyre publikimeve po sqaroi se djali i saj nuk ka asnjë lidhje me llogarinë, apo ndonjë tjetër për këtë çështje.
“Përshëndetje të gjithëve, shpresoj që të jetë një e enjte e bukur për të gjithë. Dua të sqaroj të gjithë se Mason nuk është personi që ka këtë llogari të rreme, sepse disa prej jush nuk e dini. Kështu që unë po e shkruaj qartë: ky NUK është Mason në këto llogari të rreme të mediave sociale që flet për familjen tonë”, përfundoi ajo.
Linku: https://www.instagram.com/stories/kourtneykardash/2887377033084918347/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXhzc33rkDj/