Home Business / Technology Risi e rrallë, Tesla prezanton makinën më të shpejtë në botë
Risi e rrallë, Tesla prezanton makinën më të shpejtë në botë
0

Risi e rrallë, Tesla prezanton makinën më të shpejtë në botë

0
0

Për çdo entuziast të makinave, evolucioni i automjeteve tërësisht elektrike ka qenë magjepsës për t’u parë.

Përdorimi i automjeteve elektrike nga entuziastët e makinave sportive ka parë një rritje të madhe gjatë viteve, duke u fokusuar jo vetëm në rritjen e shpejtësisë, por edhe në luks dhe komoditet.

Një kompani që e ka marrë këtë sfidë si misionin e tyre është edhe Tesla.

Kompani ka prezantuar prej vitesh modelin Roadster, i cili është unik jo vetëm nga dizajni por edhe shpejtësia që arrin.

Tesla njoftoi se në vitin 2023 do të lançojë Roadster-in e ri i cili do të jetë makina elektrike më cilësore dhe më e shpejtë që qarkullon në botë, e aftë të shkojë nga zero në 60 mph në vetëm 1.9 sekonda, një sukses edhe që edhe supermakinat me karburant normal nuk kanë arritur ende, sipas faqes zyrtare të kompanisë.

Roadster ishte në fakt automjeti i parë i Tesla-s, i prodhuar fillimisht nga viti 2008 deri në vitin 2012. Tesla prezantoi një Roadster të përditësuar të gjeneratës së dytë në 2017 dhe premtoi një dalje në vitin 2020. Megjithatë, vonesat kanë detyruar prodhimin të ngadalësohet dhe njoftimi më i fundit parashikon lançimin e veturës në vitin 2023.

Linku: https://cars.usnews.com/cars-trucks/tesla-roadster-preview

Burimi i fotos: pexels.com