Fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani dhe Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj janë duke shijuar lidhjen e tyre për më shumë se një viti.
Edhe pse është i rezervuar ku bëhet fjalë për jetë private, ai ndau disa detaje personale së fundmi.
Gjatë një interviste me Rudina Dembacajn në “Part Time”, Arbri ka folur pak më shumë për lidhjen dhe palnet që ai dhe partnerja e tij kanë për të ardhmen.
Përgjigjur pyetjes nëse ka plane për martesë, ai u përgjigj:
“E rëndësishme është që duhemi shumë, dhe që kemi gjetur fort njëri-tjetrin dhe pastaj sigurisht gjithë të tjerat do vijnë në mënyrë të natyrshme.”
Edhe pse nuk dha informacione të detajuar, Arbri nuk e ka mohuar mundësinë e krijimit të një familje krah partneres.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=uDCd2pgI0aQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcKwmBSqpSI/