Albi Dhima, ish-konkurrenti i Për’puthen përpara disa ditësh i dha fund beqarisë duke u fejuar me partneren e tij, Hyrie Vata.
Ai së fundmi ka realizuar një bisedë me ndjekësit ku ka zbuluar më shumë detaje për njohjen me partneren e tij.
Ai ka sqaruar për publikun se është njohur përmes njerëzve të përbashkët, por vazhdimin e njohjes e kanë realizuar vet.
“Njerëz të përbashkët kanë qënë shkak pastaj normale e kemi vazhdu vet njohjen në rrjetet sociale derisa u takuam”, ka shpjeguar ai.
Ndërsa shumë kurioztet kishte edhe fakti sesi çifti arrin ta mbajë lidhjen në largsi, pasi e fejuara e tij jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Për aq kohë sa ka dashuri mirëkuptim dhe komunikimi çdo gjë përballohet dhe kam bëhen inegzistent. Ndaj nëse e doni dikë po rrethanat ju kanë rënë të jeni larg duroni komunikon mirëkuptohuni për një gjë që në fund ja vlen vërtetë e do e keni për gjithë jetën”, është shprehur Albi.
Linku: https://www.instagram.com/stories/albi_dhima_official_/2912047208590536328/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChPEXqiNYoMZa0WGDPgXePVRSY1NyApRXHpuAg0/