Home ShowBiz Iu desh të përfundonte shfaqjen edhe pas lajmit të trishtë, Albana Perhati prek me rrëfimin e saj
Iu desh të përfundonte shfaqjen edhe pas lajmit të trishtë, Albana Perhati prek me rrëfimin e saj
0

Iu desh të përfundonte shfaqjen edhe pas lajmit të trishtë, Albana Perhati prek me rrëfimin e saj

0
0

Albana Perhati është një nga aktoret më të dashura të “Portokallisë”.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5”, ku ka folur mbi jetën e saj private dhe atë profesionale.

Gjatë bisedës ajo ka ndarë një moment të vështirë të jetës së saj.

Aktorja gjatë xhirimeve ka marrë një telefonatë përmes së cilës zbuloi se i ati ishte në një gjendje kritike shëndetësore.

Megjithatë aktores iu desh ta përfundonte shfaqjen në atë gjendje të vështirë.

“Ne shfaqjet i xhirojmë të shtunën dhe unë isha dy orë para se të dilja. Marr një telefonatë nga djali xhaxhait dhe më thotë se si është babi. Mami s’më kishte treguar se babi kishte kaluar trompozë dhe ishte në gjendje kritike për jetën.

“Unë e bëra shfaqen atë ditë dhe kanë qenë dy orët më të tmerrshme të jetës sime. U munduan të mos më shqetësonin para shfaqesh. Është një moment që nuk do ta harroj kurrë. Prindërit e mi jetojnë në Itali prej 22 vitesh.

Është moment shumë i vështirë i daljes në skenë. Babi u bë mirë dhe tani e kanë me ultimatum që çfarëdo që të ndodhi unë dua të di dua të jem aty”, është shprehur Albana.

Linku: https://youtu.be/Cx0gSqDhPzE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cg7lg7Qs3NN/?utm_source=ig_web_copy_link