Prekje dhe ledhatime në pishinë, takimi i Edës dhe Remilit ndezin debat të ashpër në studio
Eda dhe Remili kanë zhvilluar takimin e tyre në ambjentet e një pishine.
Zgjedhja e këtij mjedisi si edhe çfarë ndodhi gjatë takimit të tyre ndezi debate të ashpra në studio.
Gjatë takimit dy konkurrentët u shfaqën tepër të afërt me njëri-tjetrin, ku Remili nuk ngurroi t’i shpreh Edës pëlqimin dhe dëshirën që ka për të kaluar kohë me të.
Teksa diskutohej në studio Mateo reagoi menjëherë duke u shprehur se takimi i parë ishte jo i hijshëm.
Ai shkoi dhe më tej me komentet kur i tha “u zhveshe që në takimin e parë. Kudo që të të çojnë në takimin e parë ti e pranon, edhe nëse është një dhomë”.
Eda nga ana tjetër theksoi se është e drejta e saj të bëjë ç’të dojë.
Linku: https://www.instagram.com/perputhen_tch/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/