Acromax: Çfarë fshihet pas klikimeve fallco? Fenomeni që po rrëmben tregun e muzikës shqiptare
Fenomeni i mashtrimit me klikime të blera në industrinë e muzikës po rritet nga dita në ditë.
Ky fenenoment fshehurazi po shtrin rrënjët e tij në shumë artistë duke rritur pabesisht klikimet në këngët e tyre.
Kohët e fundit gjatë një kompeticioni muzikor është konstatuar se shifrat e shikueshmërisë po rriten frikshëm duke mos i merituar ato në të vërtetë.
Por si ndodh kjo?
Është një proces zinxhirë mashtrimesh që nis me publikuesit. Ndërsa një artist i drejtohet një publikuesi për të bashkëpunuar me të, ky i fundit e mashtron duke i caktuar një shumë parash me qëllim promovimi të pastër për të ndihmuar në rritjen e performancës dhe gjenerimin e të ardhurave.
Mirëpo ajo çfarë ndodhë më pas nuk ka lidhje aspak me ‘marrëveshjen’ e bërë mes të dy palëve.
Publikuesi me një pjesë të vogël të shumës së marrë nga artisti blen klikime në vende të ndyshme të botës të tilla si: Indi, Filipine, Irak, Pakistan, Bangladesh.
E ndërsa shifrat e shikimeve rriten, shikuesi ‘i blerë’ në të vërtetë as që ka interes apo pëlqim lidhur me këngën.
Përmes këtij fenomeni mashtrimi po rrezikojnë të humbasin vlerat artistët e vërtetë, të cilët kanë vite që sakrifikojnë për karrierën e tyre të gjatë.
Ndërkohë që me një kërkim të shpejt shohim se numërojnë mijëra klikime ‘artistë’ që publiku nuk i njeh ose të cilët mund të kenë fare pak kohë që kanë dal në tregun muzikor.
Nuk mund të mohohet fakti se ka lindur një lloj rivalitet i panevojshëm mes artistëve.
Shumë nga ata të njohur prej vitesh, janë ‘detyruar’ që të blejnë klikime, duke nisur kështu një konkurrencë të egër në treg.
Fallcifikimi i klikimeve është mashtrim i pastër, i cili përndiqet penalisht dhe nga ana civile për çrregullim të tregut duke shkelur gjithashtu pa frikë ligjin e konkurrencës.
Ky zinxhirr mashtrimesh ka prekur edhe organizatorët e klubeve.
Në bazë të milionave klikime fallco artisti rrit çmimin e tij duke bërë që gjithçka vjen pas duke filluar nga organizatorët dhe audienca të përballen me këtë kosto të shtuar.
Shumë artistë të njohur ose jo bien pre e manisë për klikime, por pa ditur se rrezikojnë më tepër marketingun e karrierës së tyre, pasi YouTube nuk i suporton më.
Platforma pasi konstaton shikueshmëri me sekondazh të shkurtër, nuk i shton në listën e sygjerimeve për t’u klikuar nga audienca tjetër.
Përveç faktit shqetësues se ‘klikimet e blera’ po çrregullojnë ekosistemin e muzikës, artistët duhet të kuptojnë se dëmi më i madh lidhet me rrezikimin e karrierës së tyre.