Miriam Cani ka marrë një koment jo fort të këndshëm nga një fanse, e cila i ka folur me tone të ashpra. Shkak për këtë është bërë një status i Miriamit i shkruar në anglisht. Fansja i ka shkruar Miriamit: “Shkruani shqip të shkretën. Asnjë anglez s’ka shanc me shkrujt shqip në profilin e tij. Shqiptarët shkruajnë anglisht. Pse????”. Ndërkohë ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të showbizit që do të ishin përgjigjur me arrogancë, ose do ta kishin fshirë komentin e fanses, Miriami e ka marrë me shumë sportivitet. Ajo i është përgjigjur, duke shkruar: “E kam shpjeguar disa herë! Sepse kam në këtë profil plot miq nga Gjermania… aty ku kam jetuar 23 vite nga 31 që jam! Apo të mësojnë ata shqip? Besoj në anglisht e kanë më të lehtë të dyja palët 😉✌🏼️.”
Miriam edhe këtë herë dëshmoi thjeshtësinë e saj!
Postimi dhe komentet në fjalë: