Home ShowBiz “Dolëm fshehurazi, por më tradhëtoi”, Ish-Sofia e Çanit rrëfen eksperiencën në Përputhen
“Dolëm fshehurazi, por më tradhëtoi”, Ish-Sofia e Çanit rrëfen eksperiencën në Përputhen
0

“Dolëm fshehurazi, por më tradhëtoi”, Ish-Sofia e Çanit rrëfen eksperiencën në Përputhen

0
0

Xheni Brahaj është njohur fillimisht për publikun shqiptar si ‘Sofia’ në programin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit.

Para disa muajsh ajo mori pjesë në emisionin e dashurisë Për’puthen, por qëndrimi i saj ishte shumë i shkurtër në atë format.

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” ajo foli për herë të parë lidhur me eksperiencën e saj ku zbuloi edhe disa prapaskena të pathëna më parë për publikun.

Ajo zbuloi se kishte dalë fshehurazi jashtë me një nga konkurrentët e formatit, por ai e ‘tradhëtoi në mes të emisionit’.

“Dola me një djalë të Përputhen fshehurazi. Kemi planifikuar deri në detaj çdo gjë që do të flisnim në studio.

Ndërsa kur ishim përballë njëri-tjetrit në emision, ai bëri të kundërtën që unë të dilja keq. Më tradhëtoi në mes të emisionit”, shpjegoi Xheni.

Linku: https://youtu.be/l6wcDvJ0GrU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/