Home ShowBiz A ndodhi puthja e shumëpritur? Kiara dhe Luizi na lënë ‘pa fjalë’
A ndodhi puthja e shumëpritur? Kiara dhe Luizi na lënë ‘pa fjalë’
0

A ndodhi puthja e shumëpritur? Kiara dhe Luizi na lënë ‘pa fjalë’

0
0

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy personazhet që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.

Dyshja e njohur duket se po nisin një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Prej disa kohësh këngëtari i kërkon një puthje moderatores si shenjë për të konfirmuar ndjenjat e saj.

Ditën e sotme teksa të gjitha banorët ishin të penalizuar nga Vëllai i Madh, komunikonin me tinguj dhe shenja Luizi dhe Kiara kanë tentuar t’i japin njëri-tjetrit puthjen e parë.

Edhe pse u duk se mes tyre pati një puthje, ajo ngelet ende në tentative.

Dyshja ka pasur përkrahjen e disa nga banorët e tjerë që ndodheshin në dhomën e gjumit.

Linku: https://www.instagram.com/reel/Cn7aDvhJt-4/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/