Home ShowBiz E gjithë vëmendja mbi të, Olsa Muhameti ka dy fjalë për Efin
E gjithë vëmendja mbi të, Olsa Muhameti ka dy fjalë për Efin
0

E gjithë vëmendja mbi të, Olsa Muhameti ka dy fjalë për Efin

0
0

Efi Dhedhes është bërë e njohur për publikun me eksperiencën e saj në emisionin e dashurisë Për’puthen.

Edhe pse pak njihej Efi u bë pjesë e formatit të njohur “Big Brother VIP”, ku aty shfaqi të gjithë karakterin e saj të fortë dhe luftarak aq sa edhe të ndjeshëm.

Shumë shpejt ajo u kthye në një nga personazhet më të pëlqyer brenda shtëpisë së famshme edhe pse mbrëmjen e djeshme gara e saj përfundoi.

Të shumta kanë qënë reagimet e publikut dhe të figurave të njohura që e mbështetën konkurrenten, ku mes tyre dallon edhe ai i autores së Përputhen, Olsa Muhameti.

Olsa ka shpërndarë foton e Efit në llogarinë e saj në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me një shkrim.

“Na bëre krenar Ef…dhe ju dhe të gjithëve një mesazh”, shkruan autorja e formatit të dashurisë duke iu referuar lojës së konkurrentes.

Linku: https://www.instagram.com/stories/olsamuhameti/3031442163510823632/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cjvh_IAtN7f/?utm_source=ig_web_copy_link