Ermiona Lekbello është një nga banoret më të reja që ka hyrë brenda shtëpisë së famshme.
Ajo menjëherë ka rrëmbyer vëmendjen e publikut për karakterin që ka shfaqur, duke u cilësuar si e drejtpërdrejtë në çdo gjë që thotë.
Së fundmi në Big Brother VIP po realizohet një dasmë e dytë, kësaj here në kuadër të pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa të gjithë banorët po bëheshin gati, Ermiona fillimisht shfaqi pakënaqësi për përzgjedhjen e fustanit.
Vajzat kanë veshur disa fustan me motive tradicionale, ndërsa këngëtarja nuk e ka preferuar të vetin.
Ndërsa diskutonte me banorët në lidhje me këtë çështje, Ermiona shtoi faktin se nuk do të bëhej fare pjesë e dasmës pasi i kishte vdekur i ati.
Linku: Big Brother VIP
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cowxk80ty5h/?utm_source=ig_web_copy_link