Home ShowBiz Nuk e mbajti dot fjalën, Stresi e përmend sërish Kejsin brenda shtëpisë së BBVK
Nuk e mbajti dot fjalën, Stresi e përmend sërish Kejsin brenda shtëpisë së BBVK
0

Nuk e mbajti dot fjalën, Stresi e përmend sërish Kejsin brenda shtëpisë së BBVK

0
0

Reperi i njohur, Stresi vazhdon të shijojë rrugëtimin e tij në formatin “Big Brother VIP Kosova”.

Përpara disa kohësh gjatë spektaklit Stresi ka marrë më në fund një videomesazh nga ish-partneria e tij, Kejsi.

Gjatë videomesazhit ajo i kërkoi reperit të mos e përmendte më atë, pasi çdo gjë që donte të sqaronte do t’i sqaronin pas daljes së tij nga shtëpia e famshme.

Mirëpo mesa duket Stresi nuk e ka mbajtur dot fjalën duke e përmendur sërish Kejsi.

Ai ka zbuluar disa nga të pathënat për marrëdhënien e tij me të.

“Unë kurrë nuk e kisha pritur që Kejsi do të më mbështeste në muzikë, më puthte më thoshte të pres pas koncertit, shko kryej punë, kur u ktheja më zgjonte edhe nga gjumi për të më thënë duhet ta bësh këtë këngë, më jepte ide për këngë dashurie, më ka mbështetur plotësisht në punën time, vinte në koncerte, ishte me shoqet unë këndoja e shihte që femrat mu ofroheshin për të bërë foto, kjo është gjëja më e bukur.

Kur të dilni të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e juaja dhe çdo gjë do të shkoj perfekt, gjëja më e rëndësishme është që duhet ta mbështesin familjet njëri-tjetrin”, tha Stresi.

Linku: https://www.instagram.com/reel/Co7dpE7rZwK/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stresi/