Home ShowBiz Dea Mishel kërkon falje nga Big Brother pas deklaratës së zhurmshme për fëmijët jetim
Dea Mishel kërkon falje nga Big Brother pas deklaratës së zhurmshme për fëmijët jetim
0

Dea Mishel kërkon falje nga Big Brother pas deklaratës së zhurmshme për fëmijët jetim

0
0

Dea Mishel është një nga emrat më të komentuar në rrjet. Deklaratat e saj pa takt kanë bërë që Dea të bëhet shpesh shënjestër në rrjete sociale.

Së fundmi ajo ka vendosur t’iu kërkojë falje fëmijëvë jetim për deklaratën që dikur bëri në rrjet.

Fëmijët jetim kur ju kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion, tha ajo dikur.

Kjo deklaratë u shoqërua me shumë reagime në rrjet në atë periudhë.

Me një fjalim në Big Brother Vip Dea ka kërkuar falje mes lotësh.

‘Kam folur për fëmijët që janë rritur pa prindër. Ndonjëherë kur kam një mërzi apo stres, më kap një ngërç emocional që nga serioziteti unë i kthej gjërat me të qeshur dhe është dukur sikur unë jam tallur me fëmijët që kanë rritur pa prindër. Portalet e kanë prerë dhe është përfolur për një kohë shumë të gjatë. Unë e kam vuajtur shumë sepse nuk dua të vras dikë me fjalët e mia.

Unë kam kërkuar falje por e kam ndjerë që nuk është pranuar nga këta njerëz madje dhe më janë kthyer shumë më keq. Ndjej shumë përgjegjësi për fjalët që kam thënë. Kam shkuar në shumë struktuar shtretërore për të bërë një veprim si shenjë falje por nuk i kanë gjetur dyert e hapura.

Arsyeja më e madhe që jam futur në Big Brother VIP është që t’ju kërkoj ndjesë gjithë njerëzve dhe të bëj diçka për rastin e tyre.

Shpresoj shumë që të më pranohet kjo kërkesë falje’- tha Dea Mishel.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/deamichellee/