Lot dhe të bërtitura, pas darkës me Oltën shpërthen keq debati mes Luizit dhe Kiarës
Situata mes çiftit më të përfolur të momentit Luiz-Kiara është tensionuar tepër gjatë mbrëmjes së djeshme.
Me kërkesë të Vëllait të Madh Olta dhe Kiara, dy të nominuarat kanë kaluar pak kohë së bashku në suite duke darkuar e luajtur larg banorëve.
Kjo situatë e ka tensionuar tepër Luizit, i cili ka i ndërprerë vajzat teksa kërcenin.
Sipas tij meqënëse Kiara rrezikon që të dalë në spektaklin e sotëm, kjo e fundit duhet të kalonte më shumë kohë pranë tij.
Mirëpo Kiara nuk mendon kështu, pasi i ka kërkuar atij që të mos sillet sikur ajo është pronë e tij.
Kulmi i debatit ka arritur kur Luizi i ka fërshëllyer asaj pasi nuk i është përgjigjur teksa ai e thërriste.
Kiara ka shpërthyer në lot dhe është shprehur se nuk është qen rrugësh që ai të veprojë në atë mënyrë.
“Më ka bërë si lolo. Ka mundësi të ikësh. Nuk lejoj askënd të më bërtasi. Hera e fundit Luiz. Mos më fol më në atë lloj toni. Ik që këtu nuk dua të të flas fare. Ik mëso të flasësh. Nuk jam qen rrugësh unë që të më fërshëllesh”, është shprehur Kiara duke qarë.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CqNfk3HLFxb/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kiaratito/