Home ShowBiz Nga ndarja me Bleron deri tek romanca e re, rrëfehet si asnjëherë më parë Afrona Dika
Nga ndarja me Bleron deri tek romanca e re, rrëfehet si asnjëherë më parë Afrona Dika
0

Nga ndarja me Bleron deri tek romanca e re, rrëfehet si asnjëherë më parë Afrona Dika

0
0

Vera që lam pas nuk ka qënë aspak e lehtë për Afrona Dikën.

Ish-partnerja e këngëtarit të njohur, Blero më në fund ka rrëfyer arsyet e ndarjes dhe disa të pathëna për jetën e saj private.

Ajo ka treguar për “Prive” se nuk e ka përjetuar aspak mirë ndarjen nga kërngëtari.

“E përjetova si çdo ndarje që nuk është e lehtë. Ndarja jonë nuk ka qënë e lehtë. Ka qënë një periudhë që më duhej kohë për të mendur, për të ditur se çfarë dua unë në jetën time. Kisha nevojë për heshtje, për reflektim dhe kisha nevojë të merresha shumë me punën. Puna më ka ndihmuar shumë në atë periudhë, sidomos familja dhe shoqëria e ngushtë që kanë qënë gjithmon pranë meje. Njeriu nuk lidhet për t’u ndarë. Nuk ka qënë aspak ky si qëllim, por ja që jeta ndonjëherë të surprizon dhe vin momente që nuk i ke pritur, ndaj vendosa të tërhiqem”, është shprehur Afrona.

E pyetur për arsyet e ndarjes ajo është përgjigjur:

“Marrëdhënia jonë po vdiste ngadal. Ne në fakt nuk e kuptonim sepse shpesh e vështirë të kuptosh a është e drejtë apo e padrejtë.

Shpesh e mashtrojmë veten, do bëhet mire dhe thjesht me kohë konfliket dhe mosmarrëveshjet po shtoheshin dhe si gjithmon në fund vjen një moment që duhet të vendosësh diçka dhe ne vendosëm të shkojmë në rrugë të ndarë.

Faji është i dyanshëm. Nuk i vë faj as atij as vetes. Thjesht vendosëm mos t’i bëjmë dëm njëri-tjetrit”.

Nuk kishte si të mos mungonin pyetje për partnerin e saj të ri, lidhjen me të cilin ajo e bëri publike përmes disa postimeve në Instagram pak muaj më parë.

“Nuk është person publik. Më bën të ndihem e lumtur dhe dua ta mbajë jashtë mediave. Thjesht po e shijoj dhe dua të hesht prap”, ka përfunduar bukuroshja.

Linku: https://youtu.be/w44GGjqQnh8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cqvyr4ksakS/?utm_source=ig_web_copy_link