Home ShowBiz Erjola Doçi zbulon arsyen pse rezufoi ftesën e BBV, nuk i kursen komente për banorët
Erjola Doçi zbulon arsyen pse rezufoi ftesën e BBV, nuk i kursen komente për banorët
0

Erjola Doçi zbulon arsyen pse rezufoi ftesën e BBV, nuk i kursen komente për banorët

0
0

“Big Brother VIP” është kthyer padyshim në një fenomen që vazhdon të përflitet dhe komentohet.

Moderatorja e njohur, Erjola Doçi së fundmi ka qënë e ftuar në emisionin “Live from Tirana”.

E pyetur fillimisht nëse do të bëhej pjesë e “BBV” Erjola është shprehur se ajo ka marrë një ftesë, por e ka refuzuar pasi kishte një problem shëndetësor.

“M’u ofrua por kisha një problematikë shëndetësore”.

Modertorja nuk i ka kursyer as komentet për banorët.

“Kur nisi “Big Brother Vip” e pashë dhe fika televizorin sapo pashë konkurrentët, nuk më dhanë impaktin e edicionit të parë të “BBV”.

Kur kaluan disa prime me sëmundjen e Luizit e përjetova shumë sepse kemi pasur edhe fatkeqësi familjare.

Edhe pjesën e Kejvinës që u prek e pashë dhe e justifikova por jo deri në dhunë. Aty u afeksionova me Luizin si lojtar.

Ky “BBV” ka qenë dhe do të jetë monopol i Luiz Ejllit. Si lojtar ai dhe Olta më kanë pëlqyer por Olta nuk ishte empatike, Luizin e duan se ka batutën.

Ti vjen i lodhur nga puna nuk do rrish të dëgjosh arrogantë por dikë që të bën të qeshësh”, është shprehur Erjola.

Linku: https://www.youtube.com/@TOPALBANIARADIOLIVE

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CluEA4aNCRg/?utm_source=ig_web_copy_link