Java e kaluar nuk ka qënë aspak e lehtë për Kiarën, e cila ka rënë pre e lojës së Luzit.
Megjithatë gjithçka mori tjetër rrjedh kur papritur Luzi i propozoi për martesë.
Atë mbrëmje pas shpalljes së Efit si finaliste, Kiara së bashku me Bledin u larguan nga shtëpia e famshme.
Së fundmi Kiara ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke falenderuar të gjithë për mbështetjen.
“Zemra plot! Aq shumë u gëzova dje, sa harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar gjatë ri hyrjes sime në shtëpinë e Big Brother.
Çdo mesazh, koment, apo votë mbështetëse e ka bërë këtë eksperiencë të paharrueshme dhe të veçantë për mua! Dashuria mbizotëroftë në zemrat tuaja!”, shkruan Kiara.
Linku: https://www.instagram.com/p/CrZAHzWrkIl/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Co8CYgwrgyI/?utm_source=ig_web_copy_link