0
0
Të gjithë i njohin dy artistët në foto. Ata janë Rozina Prendi dhe Neritan Liçaj. Kanë qënë të ftuar te “Rudina” pak ditë më parë për një projekt, në të cilin Rozi është regjisore dhe Neritani aktor. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ata bashkëpunojnë e me siguri as e fundit. Njohja e tyre dhe bashkëpunimi daton herët. Ata kanë qënë protagonistë të filmit, të realizuar në vitin 1999, “Unë ti dhe Kasandra”. Të gjithë e mbajnë mend subjektin e filmit, që prezantonte një pjesë të realitetit të Shqipërisë së asaj kohe, ku të rinjtë ishin të varur nga substancat narkotike.
Burimi i fotove: Klan Tv