Home ShowBiz U shkëput për një kohë të gjatë nga muzika, Kejsi Tola zbulon shkakun kryesor
U shkëput për një kohë të gjatë nga muzika, Kejsi Tola zbulon shkakun kryesor
0

U shkëput për një kohë të gjatë nga muzika, Kejsi Tola zbulon shkakun kryesor

0
0

Kejsi Tola është një nga zërat më të dashur të estradës sonë.

Ajo është rikthyer sërish në daljet e saj pas një shkëputje të gjatë nga ekrani dhe muzika.

Së fundmi Kejsi ka qënë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku ka zbuluar më shumë rreth vendimit për t’u shkëputur nga muzika.

Aartistja ka treguar se për projektet e saj i është dashur të punojë jashtë Shqipërisë duke zbuluar se edhe proçesi ka qënë më i vështirë.

“Ka qenë një zgjedhja ime të mos flas sepse kam pasur shumë ftesa për emisione për të folur për këtë shkëputjen.

Kam qenë duke punuar për një projekt dhe pandemia më mori një vit dhe gjërat u zgjatën më tepër e kështu u shtynë gjërat.

Arsyeja përse morën kaq shumë kohë projektet është se janë punuar të gjitha jashtë Shqipërisë, më është dashur të shkoj të punoj e procesi ka qenë pak më i vështirë”, është shprehur Kejsi.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrlsCOJq9tV/?utm_source=ig_web_copy_link