0
0
Tea Trifoni edhe pse pak kohë si banore brenda shtëpisë së famshme, ka arritur të krijojë jo pak zhurmë në media.
Së fundmi ajo ka shokuar me një deklaratë lidhur me Kiarën, me të cilën nuk ka pasur shumë raporte të mira në BBV.
Ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku gjatë një diskutimi ka zbuluar se ka marrë kërcënime nga një familjarë i Kiarës.
“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me një, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku”,ka zbuluar Tea.
Deklarata e saj ka shkaktuar shumë dyshime në rrjet.
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/Cr1DknGN0Gg/?utm_source=ig_web_copy_link