Home ShowBiz Georgina Rodrigez drejt ndarjes e Cristioano Ronaldon?
Georgina Rodrigez drejt ndarjes e Cristioano Ronaldon?
0

Georgina Rodrigez drejt ndarjes e Cristioano Ronaldon?

0
0

Çifti i famshëm Kristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund lidhjes me Georgina Rodrigez. Kështu shkruan portugezja “Gente”. Leo Kaeiro, miku i Dolores Aveiro (nëna e Ronaldos), garanton se ylli dhe modelja “nuk janë më bashkë”.

Besoj se Kristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, – thotë ai. Ndër shkaqet e prishjes së lidhjes duket se janë qendrimet gjithnjë e më egocentrike të Xheorxhinës. Për pasojë, ylli portugez ka qenë gjithnjë e më i zhgënjyer me partneren e tij.

“Xheorxhina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Kristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Xheorxhina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, – thotë Leo Kaeiro.

Së fundmi duket se Dolores, nëna e tij, ulet pranë Kristianos dhe Xheorxhina kalon në skajin tjetër të hierarkisë. Marrëdhënia e tensionuar mes modeles dhe nënës së CR7 duket të jetë një tjetër arsye që ‘peshoi’ në vendimin e Kristiano Ronaldos.

Leo Kaeiro thekson se Xheorxhina nuk shkon mirë me Dolores Aveiro dhe se ajo nuk dëshiron as të bëjë foto me të. “Kur Xheorxhina mori vesh se mamaja Dolores do të ulej pranë djalit të saj, u ngrit dhe shkoi në skajin tjetër të tavolinës dhe nuk qendroi kurrë pranë Kristianos. Xheorxhina është një person shumë i ftohtë dhe materialist”, – shton ai.

Linku: https://dailypost.ng/2023/05/01/cristiano-ronaldo-breaks-silence-on-claims-of-his-break-up-with-georgina-rodriguez/

Burimi: Instagram