Home Lifestyle Zhvillime inkurajuese, testi i gjakut mund të zbulojë 50 lloje të kancerit
Zhvillime inkurajuese, testi i gjakut mund të zbulojë 50 lloje të kancerit
0

Zhvillime inkurajuese, testi i gjakut mund të zbulojë 50 lloje të kancerit

0
0

Sipas shkencëtarëve, një test i thjeshtë gjaku që mund të zbulojë më shumë se 50 lloje kanceri përpara se të shfaqet ndonjë shenjë klinike ose simptomë e sëmundjes te një person, është mjaft i saktë për t’u përdorur si një test shqyrtimi.

Testi, i cili po pilotohet gjithashtu nga NHS England në vjeshtë, synon njerëzit me rrezik më të lartë të sëmundjes, përfshirë pacientët e moshës 50 vjeç e lart.

Është në gjendje të identifikojë shumë lloje të sëmundjes që janë të vështira për t’u diagnostikuar në fazat e hershme si kanceri i kokës dhe qafës, vezoreve, pankreasit, ezofagut dhe disa kancereve të gjakut.

Shkencëtarët thanë se gjetjet e tyre, të publikuara në revistën Annals of Oncology, tregojnë se testi zbulon me saktësi kancerin shpesh përpara se të shfaqet ndonjë shenjë apo simptomë.

Tani studimi i fundit ka zbuluar se testi ka një nivel mbresëlënës të lartë saktësie. Shkencëtarët analizuan performancën e testit në 2,823 njerëz me sëmundje dhe 1,254 njerëz pa sëmundje.

Ai identifikoi saktë kur kanceri ishte i pranishëm në 51.5% të rasteve, në të gjitha fazat e sëmundjes dhe zbuloi gabimisht kancerin në vetëm 0.5% të rasteve.

Në tumoret e ngurta që nuk kanë asnjë opsion depistimi – si kanceri i ezofagut, mëlçisë dhe pankreasit – aftësia për të gjeneruar një rezultat pozitiv të testit ishte dy herë më e lartë (65.6%) se ajo për tumoret e ngurta që kanë opsione depistimi, si p.sh. kancerit të zorrëve, qafës së mitrës dhe prostatës.

Ndërkohë, aftësia e përgjithshme për të gjeneruar një rezultat pozitiv të testit në kanceret e gjakut, si limfoma dhe mieloma, ishte 55.1%. Testi gjithashtu identifikoi saktë indin në të cilin ndodhej kanceri në trup në 88.7% të rasteve.

Dr Eric Klein, kryetar i Institutit Urologjik dhe Veshkave Glickman në Klinikën Cleveland në SHBA dhe autori i parë i hulumtimit, tha: “Gjetja e kancerit në fillim, kur trajtimi ka më shumë gjasa të jetë i suksesshëm, është një nga mundësitë më të rëndësishme që kemi për të reduktuar barrën e kancerit.

“Ky studim i ri tregon rezultate mbresëlënëse për një test të thjeshtë gjaku që mund të zbulojë lloje të shumta kanceri.

“Studimi është bërë në pacientë, kanceri i të cilëve ishte diagnostikuar tashmë në bazë të testeve të tjera dhe kjo teknologji e shqyrtimit ende duhet të testohet në provat aktuale të shqyrtimit përpara përdorimit rutinë.

Ndërkohë, rezultatet e testit pilot të NHS, i cili do të përfshijë 140,000 pjesëmarrës, priten deri në vitin 2023.

Prof Peter Johnson, drejtor kombëtar klinik i NHS për kancerin, tha:

“Të dhënat janë inkurajuese dhe ne po punojmë me Grail në studime për të parë se si do të funksionojë ky test në klinikat në të gjithë NHS, i cili do të fillojë shumë shpejt.”

Linku: https://www.theguardian.com/society/2021/jun/25/blood-test-that-finds-50-types-of-cancer-is-accurate-enough-to-be-rolled-out

Burimi i fotos:pexele.com