Home Lifestyle Disa arsye përse nuk duhet t’i krahasojmë kurrë fëmijët me të tjerët
Disa arsye përse nuk duhet t’i krahasojmë kurrë fëmijët me të tjerët
0

Disa arsye përse nuk duhet t’i krahasojmë kurrë fëmijët me të tjerët

0
0

Nëse ka një mënyrë për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të shkojnë mirë me njëri-tjetrin, është të mos i krahasoni kurrë.

Pse nuk duhet t’i krahasojmë vëllain dhe motrën me njëri-tjetrin?

Zakonisht prindërit e bëjnë këtë kur janë shumë të zemëruar (p.sh., “Pse nuk je gati? Vëllai yt është tashmë në makinë!”), ose kur janë të kënaqur me arritjet e njërit prej tyre.

Cilado qoftë arsyeja, rezultati është jo i këndshëm për fëmijët pasi nxit konkurrencën mes tyre. Ajo ndikon gjithashtu në mënyrën se si formohet sjellja dhe personaliteti i çdo fëmije.

Sipas një studimi, kur i krahasojmë fëmijët me njëri-tjetrin, ne ndikojmë në zhvillimin e personalitetit të tyre, por edhe në performancën e tyre në shkollë.

Prindërit shpesh e krahasojnë fëmijën më të madh me atë më të vogël me besimin fëmija i parë është më i zgjuar, sipas studiuesve.

Kjo ndodh ndoshta sepse fëmija i parë mëson të lexojë e të shkruajë dhe në mendjen e prindërve është më i aftë, por në adoleshencë ata ndryshojnë. Dhe fëmija që perceptohet nga prindërit si më pak inteligjent, priret të ketë performancë më të dobët në shkollë”, tha autori kryesor i studimit.

Por këto zbulime përjashtohen vetëm në rastin kur vëllai është më i madh dhe motra më e vogël. Në këtë rast u konstatua se prindërit priren që të konsiderojnë vajzat më konkurruese në aspektin akademik, diçka që u reflektua edhe në nivelin e notave.

Krahasimi mes fëmijëve nuk ndikon vetëm në performancën e tyre në shkollë, por edhe në vetëvlerësimin e tyre duke i shkaktuar stres, i privon nga kënaqësia dhe përkeqëson marrëdhëniet mes tyre.

Si mund të shmangim krahasimin e fëmijëve dhe t’i ndihmojmë ata të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin?

Sekreti është të përshkruajmë atë që duam që fëmija të bëjë dhe të fokusohemi vetëm në sjelljen e tij.

Duhet të fokusohemi te çdo fëmijë që është i veçantë dhe unik dhe jo ta krahasojmë me fëmijë tjetër.

Linku: https://sg.theasianparent.com/never-compare-your-child-with-others

Foto:Freepek.com

tags: