E vendosur si fole përbrenda një shkëmbi dhe afër lumit në periferi të Anglisë, një shtëpi anglo-saksone në brendësi të shpellës, gati se e plotë, ka qëndruar aty në pritje për të na treguar histori me shekuj të vjetër.
Ndoshta ndonjë mbret Northumbrian i përzënë dhe duke i jetuar ditët e tij të fundit në vetmi – brenda mureve me gurë. Ose ndonjë nga Ushtria e Madhe Heathen – luftëtarët vikingë nga Skandinavia – të cilët pushtuan Anglinë me numra të mëdhenj, dhe vendoset kampe jashtë, duke e pushtuar atë që atëherë njihej si Mbretëria e Mercisë.
Hulumtues nga Royal Agricultural University, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Wessex Archeology, besojnë se Anchor Churc Caves (Kishë-shpellat e ankoruara), kanë qenë vend argëtimi për artistokratë në shekullin e tetëmbëdhjetë, dhe mund të kenë origjinë mejsetare, gjë që mund ta bëjë atë një nga banesat më të vjetra dhe të paprekura në Britani.
“Ka qenë mu para syve tanë”, i tha Washington Post-it kryearkeologu Edmund Simons. “Të gjithë e dinë që është aty, gjithmonë aty ka qenë. Por tani mund të dëshmojmë se ka një origjinë shumë më të hershme”.
Simons, hulumtues shkencor në Royal Agricultural University, tha se historia, arkeologjia dhe folklori vendor i ka dërguar arekologët në këtë zbulim të fundit në Derbishyre.
Ekipi përdori një dron për të vëzhguar zonën, bëri matje të hollësishme dhe studioi hollësitë arkitekturale për të rikonstruktuar planin origjinal, cila përbëhej nga tre dhoma, si dhe një dhomë lutjesh, apo kishëz. Ata zbuluan se shpellat kishin dyer dhe dritare të ngushta që i ngjanin arkitekturës saksone, që datojnë që nga kohërat mesjetare, sipas një njoftimi për shtyp.
Të gjeturat e tyre janë botuar këtë javë në revistën e Shoqatës Spelaologjike në Universitetin e Birstolit.
Këto kishë-shpella të ankoruara gjenden në zgjatjen e shtegut përgjatë lumit Trent, mes lumenjëve Foremark dhe Ingleby, ku vendasit që kalojnë andej shpesh thonë se një heremit jetonte aty.
Një prej tyre mund të ketë qenë Shën Hardulph – që besohet të ketë qenë quajtur Eardwulf, ish mbreti i Northumbrisë (Anglisë Veriore), i cili thuhet se ka qenë shfronësuar në vitet 800 dhe ka shkuar në ekzil përgjatë kufirit të Mercisë. Disa hulumtues thonë se mund të ketë jetuar në shpellë, bazuar në një legjend dhe libër të botuar në shekullin e gjasthëmbëdhjetë ku përmendet “Shën Harduluph-i ka një çeli në një shpat, pak larg lumit Trent”.
Por Hardulph nuk do të kishte qenë një vetmitar në kuptimin e ngushtë të fjalës; ai më shumë mund të kishte qenë ankorues, që do të thotë se ai do të ishte ankoruar në kishë dhe mund të kishte pasur dishepuj, shpjegoi Simons.
Simons thotë se nuk ka qenë gjë e pazakontë asokohë që familjar mbretëror të penzionuar të ndjekin pozita religjioze.
Besohet se shenjtori vdiq afër vitit 830 dhe u varros në Bredon, jo larg prej shpellave.
Bazuar në këto prova, ekzistenca e kësaj kishë-shpelle mund të koinçidojë me pushtim e vikingëve.
Foto: Freepek.com